“Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”, shpërthen Meta: Palaçot ndërkombëtarë dhe Rama kujtojnë...

“Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”, shpërthen Meta: Palaçot ndërkombëtarë dhe Rama kujtojnë se tallen me popullin

83
0
Shares

“Populli duhet te marre ne dore sovranitetin e vendit”,-u shpreh Meta per mediat. Pas ngjarjeve të fundit, Presidenti eshte i shprehur qartë dhe plot vendosmëri se do t’i drejtohet popullit për zgjidhjen e ngërçit.

Tani ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën dhe disa palaco nderkombetare. Vetëm referendumi. Ata të dalin me Edi Ramën dhe unë do dal me gjithë shqiptarët që duhet të marrin në dorë sovranitetin e vendit se nesër është edhe dita kur u votua Kushtetuta më e mire që ne bëmë. Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese.

Hipokritët që duan të cojnë gjoja tani këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të conin zgjedhjen e Arta Markut.

Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin, Dvorani ka patur garanci edhe nga disa nderkombetare për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët”,- u shpreh Meta.

“SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, Referendumi”, deklaroi Meta.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY