“Mjaft transparentë”, Blushi zbardh çfarë diskutoi Meta me Palmer: Gati të nxjerrim...

“Mjaft transparentë”, Blushi zbardh çfarë diskutoi Meta me Palmer: Gati të nxjerrim bisedën telefonike

90
0
Shares

Presidenca ka sqaruar opionin publik në lidhje me bisedën e zhvilluar ndërmjet Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer dhe presidentit të vendit, mbrëmjen e kaluar.

Zëdhënesi per mediat, Tedi Blushi njofton se është zhvilluar një bisedë rreth 30 minuta me kërkesë të Palmer dhe se gjatë bisedës telefonike qendrimet e Metës kanë qenë mjaft të qarta transparente dhe shteruese.

Madje Blushi i kërkon zëdhënësit për mediat të ambasadës së SHBA-së, Guri Lekloti  se nëse e autorizon janë të gatshëm ta publikojnë bisedën telefonike.

“Të dashur kolegë gazetarë,Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :
Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”– shkruan Blushi.

vijon…

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY