Ka ardhur menjëherë dhe reagimi i Presidencës lidhur me shkarkimin e Besnik Muçit nga KPA si prokuror, ndonëse ai u dekretua disa ditë më parë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një reagimi në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thekson se ky vendim nuk përbën asnjë surprizë, duke shtuar se procesi i vettingut është bërë nga partia.
Ai e konsideron të turpshëm vendimin e KPA-së, ku thotë se rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet.
Reagimi i Tedi Blushit:
ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/