“Nuk jemi të famës por të popullit”, Këngëtari i njohur shqiptar nuk...

“Nuk jemi të famës por të popullit”, Këngëtari i njohur shqiptar nuk paguan dot dritat me lekët që fiton

117
0
Shares

Jo të gjithë artistët që kanë famë në vend fitojnë shuma kolosale. Disa prej tyre janë të thjeshtë dhe kryesisht këndojnë nga dëshira dhe pasioni, dhe nuk e shohin këngën si burimi i të ardhurave, duke mos abuzuar dhe as duke kaluar limitet.

Një tjetër realitet ka dhene këngëtari Xhavid Dedej, i cili i ftuar në emisionin “Soire”, ka treguar se jeta e tij është komplet ndryshe nga ajo që të tjerët mendojnë.

Këngëtari është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se sa para fiton nga muzika që bën, ai është shprehur se nuk fiton mjaftueshëm.

Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavidi.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY