Dekriminalizimi; Elvis Rroshi merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës

Dekriminalizimi; Elvis Rroshi merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës

54
0
Shares

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, ku është pyetur në lidhje me formuluarin e tij të dekriminalizimit. Roshi mësohet të ketë deklaruar para prokurorëve se i qëndron çdo gjëje që ka thënë në formular. Roshi u arrestua pak muaj më parë pasi u akuzua se nuk kishtedeklaruardisa dënime në Itali dhe Gjermani.

Më 10 tetor, Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje për kryebashkiakun e Kavajës, derisa Prokuroria t’u japë drejtim hetimeve të nisura ndaj tij. Vetë Rroshi i quan absurde akuzat e ngritura kundër tij. Ai thotë se është krejtësisht i pastër në Itali, pasi dënimi që ka marrë si minoren është fshirë në vitin 2000, ndërsa për rastin e Zvicrës thotë se është dëbuar si mijëra shqiptarë të tjerë për mungesë dokumentacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY