“Përfshirja në trafik droge”, Dy bisedat që zbuluan Arbër Çekajn: Më ka...

“Përfshirja në trafik droge”, Dy bisedat që zbuluan Arbër Çekajn: Më ka ndodhur diçka e keqe..

219
0
Shares

Arbër Çekajn është i akuzuari kryesor i Prokurorisë për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri. Ai u ekstradua nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, sot, Prokuroria dha pretencën e saj, duke kerkuar 21 vite burg, të cilat nese aprovohen nga Gjykata, do të reduktohen në 14 per shkak të Gjykimit të Shkurtuar.

Ndërkohë, prokuroria ka zbardhur edhe një bisedë mes Çekajt dhe Donaldo Lushajt, në kohën që kontenieri me 613 kg kokainë ishte akoma në Durrës.

Në dosjen e prokurorisë janë përfshirë edhe dy biseda telefonike, që sipas prokurorisë, faktojnë se Çekaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës, madje ishte një nga drejtuesit e rrjetit.

Biseda mes Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt:

A: Çfarë po bëni. Me kënd je aty?

D: S’kanë gjë në dorë këta. Po presin me ardhë nga Tirana.

A: Kush ka në dorë?

D: Me Tosin jam.

A: Me ardhë pse? A e kontrolluan? Ai që fola më tha jam nga Tirana.

D: Po, po, me firmos procesverbalin aa që ishin në kontroll. Ata po presin që fole ti.

A: Anti narkotiku.

D: Me ardh me firmosë.

A: Po a janë normal, pse ikën pa firmos. Kush ua ka numrat? Nuk është Arlindi?

D: Jo, ka ikë Arlindi se njëherë thanë mbaruam. S’e di, është e ngatërrume. Veç po flas kur të shkoj te puna.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY