FOTO/Vrasja mafioze e gazetares malteze, arrestohet biznesmeni, po arratisej nga vendi me...

FOTO/Vrasja mafioze e gazetares malteze, arrestohet biznesmeni, po arratisej nga vendi me jaht

140
0
Shares

Policia ka një të dyshuar kryesor për vrasjen e bujshme të gazetares nga Malta, e cila u vra pas një bombe të vendosur në makinën e saj.

Sipas EuroNews, në pranga ka rënë Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black. Po te njejta burime, raportojnë se ai u arrestua pasi policia pikasi se jahti i tij po largohej nga një ishull në Mesdhe, thanë burime që kishin njohuri për këtë çështje.

Fenech është drejtor dhe bashkëpronar i një kompanie që fitoi tenderin e një koncesioni gjigand në vitin 2013 nga shteti maltez për të ndërtuar një termocentral gazi në një ishull mesdhetar.

Jahti i tij luksoz Gio u largua pesë milje (tetë km) në veri të Valletta, pak para agimit, por Policia reagoi me shpejtësi dhe e detyroi të kthehej në port.

Arrestimi i tij erdhi një ditë pasi qeveria tha se do ta falte personin e arrestuar si ndërmjetës të dyshuar në vrasjen e gazetares Caruana Galizia nëse ai do të tregonte se kush fshihej pas vrasjes.

Ndërmjetësi i dyshuar besohet të ketë lidhur personin që dyshohet se ka kryer vrasjen me urdheruesit si dhe me ata që ndihmuan në gjetjen e pajisjes shpërthyese të përdorur në ekzekutim.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY