Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekaj, biznesmeni përfiton nga gjykimi...

Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekaj, biznesmeni përfiton nga gjykimi i shkurtuar

302
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 21 vite për burg për Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur bananet ku një vit me parë u kapën 613 kg kokainë. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë ai do të dënohet me 14 vite burg pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Në seancën gjyqësore te Krimet e Rënda, organi i akuzës kërkoi 16 vite burg për Donaldo Lushaj dhe me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 10 vite si dhe 13 vite burg për Armando Pezakun që me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.

Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY