Entuziazmi i fortë për Hillary Clinton është duke rënë që kur u dha lajmi se FBIja po heton email e saj. Clinton është tani me një pikë më pak, mbrapa Donald Trump, renditja e parë e tillë që nga maji
Kështu thotë sondazhi i fundit i ABC News / Washington Post, prodhuar për ABC nga Langer Research Associates. Dyzet e gjashtë për qind e votuesve të mundshëm kanë mbështetur Trump në rezultatet e fundit, ndërsa 45 për qind mbështesnin Klinton. Trump tani udhëheq ndaj Clinton me 8 pikë në pjesën e votuesve të cilët janë shumë entuziastë për zgjedhjen e tyre. Entuziazmi i fortë për Clinton ka humbur 7 pikë që nga fillimi i hetimeve, sidomos nga e premtja deri të dielën. Sido që të jetë, rezultatet janë jashtëzakonisht shumë të ngushta. Ka qenë deklarata e drejtorit të FBIsë, Xhejms Komi që tha se të tjera emaile po vlerësohen nga FBI për çështjen e Clintonit. Kjo deklaratë ka bërë që Trump të avantazhohet dhe të marrë pikë ditët e fundit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/