VIDEO/PD vijon betejën, padi në Prokurori për projektin e Unazës së Re:...

VIDEO/PD vijon betejën, padi në Prokurori për projektin e Unazës së Re: Nisni hetimet

118
0
Shares

Partia Demokratike ka depozituar sot një kallëzim penal pranë prokurorisë për projektin e Unazës së Re.

Me një dosje plot me dokumente, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i shoqëruar dhe nga Çlirim Gjata, ka bërë thirrje ndaj organit të akuzës që të nisë hetimet për atë që ata e cilësojnë një projekt korruptiv.

Ndërkohë Gjata pohoi se gjithçka bëhet për të pastruar 900 milionë. Partia Demokratike prej disa kohesh eshte duke paraqitur fakte dhe prova lidhur me projektin e Unazës së Re.

Ju bëjmë pyetje dhe ftoj këdo që të më japë një përgjigje; si ka mundësi që kompania Salillari është në hetim tek Loti nr.2 dhe është në projekt tek Loti nr.2 i të njëjtin projek? Këto prova ia kemi çuar dhe prokurorisë. Ju ftoj juve që të nxirrni dokumentet që ka publikuar PD sa i takon aferave të Unaza. Që nga shkelja e ligjit për të bërë një projekt pa bërë studimin, pasi duhet një i tille. Që nga fakti që nuk është konsulta mjedisor me qytetarët. Të gjitha aferat korruptive, dokumentet e falsifikuara dhe shkeljet ligjore sot janë faktuar dhe provuar. Sot kjo prokurori duhet të nisë hetimet dhe të pezullojë punimet tek Unaza e Re. Këtu po behët fjalë për jetë njerëzish. Po prishen foletë e atyre banorëve dhe fëmijëve të tyre për të ndërtuar kulla. Prokuroria duhet të pezullojë tenderin e Salillarit. Të pezullohet urgjentisht punimet te unaza”, tha Balliu.

LIVE – Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata deklaratë nga Prokuroria e Tiranës.

LIVE – Partia Demokratike depoziton kallzimin penal për projektin korruptiv të Unazës së Re. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve. Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata deklaratë nga Prokuroria e Tiranës.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 20 novembre 2019

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY