I shpallur në kërkim/Prokuroria shkresë noterëve: Njoftoni nëse Kajmaku paraqitet për prokurë

I shpallur në kërkim/Prokuroria shkresë noterëve: Njoftoni nëse Kajmaku paraqitet për prokurë

94
0
Shares

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë Dhomës së Noterisë pas shpalljes në kërkim të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Prokuroria kërkon nga noterët që të njoftojnë nëse Kajmaku paraqitet për të bërë ndonjë prokurë. Shkresa e Prokurorisë i është dërguar Dhomës së Noterëve menjëherë sapo është marrë masa në gjykatë për Kajmakun.

“Nëse noterët nuk njoftojnë në rast se avokati i Kajmakut paraqet prokurë do të mbajnë përgjegjësi ligjore” paralajmëron organi i akuzës.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Pas denoncimeve të PD Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY