Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese shpall emrin e saj në listën zyrtare

Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese shpall emrin e saj në listën zyrtare

209
0
Shares

Marsida Xhaferllari është tashmë ‘de facto’ anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej kohësh ka qenë jashtë funksionit, është publikuar përbërja, mënyra si zgjidhen anëtarët dhe kriteret që duhet të përmbushin. Po kështu janë publikuar emrat e 5 anëtarëve: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji si dhe një CV e shkurtër e tyre. Ndërkohë, mungon emri i Arta Vorpsit, e cila u zgjodh nga Parlamenti si anëtare e Kushtetueses dhe betimin ia çoi Metës me anë të noterit.

Ky është hapi i dytë me anë të të cilit Gjykata Kushtetuese njeh dekretin e Presidentit Meta për Marsida Xhaferllarin. Më 15 nëntor Gjykata Kushtetuese i dërgoi institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në listë mungonte emri i Arta Vorpsit, çka konfirmon se Gjykata Kushtetuese nuk e ka njohur mandatin e Arta Vorpsit, e zgjedhura automatikisht nga parlamenti si e para e renditur në listën e KED.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY