Zyrtare, Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin, padia dorëzohet në 3 Prokurori

Zyrtare, Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin, padia dorëzohet në 3 Prokurori

101
0
Shares

Ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 14:30 të ditës së sotme, presidenti Ilir Meta ka kallëzuar penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Me anë të një statusi në Facebook, presidenti tregon se ka nënshkruar padinë e tij ndaj kreut të KED.

Të dashur qytetarë! Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”,-shkruan Meta në rrjetet sociale.

Mesohet se padia eshte dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY