Skena thrilleri në Tiranë: Hajdutët i vjedhin makinën gjyqtarit, e përdorin për...

Skena thrilleri në Tiranë: Hajdutët i vjedhin makinën gjyqtarit, e përdorin për një krim

123
0
Shares

Një ngjarje e përmasave të pazakonta ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë. Thuhet se  në kete ngjarje është përfshirë makina e një gjyqtari si edhe një grup hajdutësh.

Sipas ABC News, një grup hajdutësh kanë vjedhur makinën e një gjyqtari në Tiranë pak netë më parë. Por, qëllimi i vjedhjes nuk ka qenë makina, por përdorimi i saj në një ngjarje kriminale që ka ndodhur në qytet.

Abc News vazhdon shkruan se pasi kanë përfunduar “punë” hajdutët e kanë kthyer makinën sërish në vendin ku e morën duke shënuar kështu një skenar të paparë deri më tani të këtij lloji.

Gjyqtari e ka marrë vesh se i kishin vjedhur makinën vetëm pasi policia ia behu në shtëpi duke kryer aty edhe një kontroll pa një vendim gjykate.

Kontrolli në fjalë është kryer duke marrë në konsideratë ndryshimet e fundit ligjore për prokurorët dhe gjyqtarët, një pjesë të të cilëve kryeministri Rama i quajti grupi “Kap Ç’të Kapësh”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY