PD i hap derën LSI-së

PD i hap derën LSI-së

55
0
Shares

Debati i lindur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi të ardhmen e kësaj të fundit në koalicionin e majtë, pas deklaratës së kryeministrit se LSI mund të rimartohet djathtas, ka shtuar shpresat e Partisë Demokratike se Ilir Meta mund të zgjedhë opozitën.
Por edhe Partia Demokratike, ashtu si kryeministri, i kërkoi Metës të zgjedhë.
“Ata duhet të zgjedhin se me kë duhet të bëhen. Me qytetarët? Me Ramën? Do të vazhdojnë në rrugën që janë deri në këto momente? Me një qeverisje që haptazi duket që është qeverisja më kundër interesave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Por ngelet gjithnjë zgjedhja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne sigurisht do të bëjnë betejën tonë dhe aleancën e kemi shpallur me qytetarët. Për të tjerët, duhet të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë, sesi do të jetë qeveria tjetër që do të çojë vendin në zgjedhje”.
Duke i lënë LSI-së derën e hapur, Partia Demokratike thotë se do të nisë protestat dhe nuk përjashton mundësinë e bojkotit të parlamentit, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Dibër, që sipas saj u deformua nga blerja e votës.
“Ishte treguesi më i qartë, shprehje e vullnetit që ai ka për të manipuluar zgjedhjet. Largimi nga parlamenti, i një parlamenti që në fakt nuk funksionon më praktikisht, do të ishte vetëm një nga opsionet, shoqëruar pastaj me shumë akte të tjera, protestat, revoltat popullore, që do të sjellin në mënyrë absolute rrëzimin e kësaj qeverie”.
Pranimin e disa prej kërkesave të opozitës për Reformën Elektorale një ditë më parë nga bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Paloka i quan lojë të kryeministrit për të penguar aksionin e opozitës.
“Nuk kemi asnjë besim në vullnetin politik të Ramës për të bërë zgjedhje të lira në këtë vend. Nuk e ndryshon dot asnjë palaçollëk, i kujtdo palaçoje që vë Rama për të bërë lojërat e tij”.
Për Partinë Demokratike pa Dekriminalizimin dhe largimin e Kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
edi paloka interviste 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY