Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes me armë të një 33-vjeçari në Peshkopi në mars të këtij viti.
34-vjeçari me iniciale A.SH., ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Ai akuzohet se 10 mars, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë të riun me iniciale V.K.
“Si rezultat i kontrolleve të shtuar, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët, ai është vetëdorëzua,”-njoftojnë uniformat blu.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të lartpërmendura.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër , për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/