Pink Floyd financon regjistrimin e sazeve shqiptare

Pink Floyd financon regjistrimin e sazeve shqiptare

51
0
Shares

Është Joe Boyd, që në karrierën e tij ka menaxhuar artistë e grupe të famshme, si Pink Floyd. Arsyeja që Shqipërinë e viziton në mënyrë të vazhdueshme janë sazet, që të ngjashme të tyre nuk gjen në asnjë vend të botës.
Hera e parë që dëgjoi emrin Shqipëri ishte në vitin 1998.
Një video e cila prezantonte Festivalin e Folkut në Shqipëri, e solli Joe Boyd në vendin tonë. Sot pas 18 vitesh producenti amerikan do të bëjë që sazet shqiptare të shkojnë në Londër, vitin e ardhshëm me një koncert të tyrin. Jo vetëm kaq, por për të ruajtur këtë traditë muzikore, ai po përkujdeset që t’i regjistrojë.
“Nisa një fushatë për të mbledhur para për të bërë të mundur regjistrimin dhe e dini që një nga dhuruesit është Pink Floyd. Në industrinë e muzikës botërore mungon ajo shqiptare, mungon në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Janë shumë pak ato të disponueshme për muzikantët dhe audiencën e thjeshtë”.
Teksa i dëgjon në mënyrë të pareshtur, prej dhjetë edicionesh në festivalin “Takimet muzikore të dy botëve”, sazet më të mira nga Përmeti dhe Korça, Joe Boyd veçon këngëtarët.
“Do të veçoja dy këngëtarët. Kur dëgjoj Donikën dhe Adrianën, është një tingull i mrekullueshëm, hipnotizues, unik, sepse të tilla janë edhe sazet. Cilido nuk ka dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë, kur të dëgjoj këtë muzikë do të joshet”. /TVKlan/
joe boyd

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY