Burrel, laborantja gjendet e vdekur në spital

Burrel, laborantja gjendet e vdekur në spital

58
0
Shares

Një laborante e spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur nga kolegët e punës. Policia njofton se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete E. T., 61 vjeçe, banuese në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.
Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.
Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY