Studentët, mesazhe të dhimbshme pas humbjes së Adelës

Studentët, mesazhe të dhimbshme pas humbjes së Adelës

138
0
Shares

Studentët i kërkojnë falje Adelës, të cilës iu ndal koha atëherë kur duhej të vraponte ndërkohë që ata fajësojnë shoqërinë dhe qeverinë e cila nuk kishte veshë të dëgjonte në kohën e duhur këmbanat e studentes së diplomuar për inxhinieri.

Mesazhi i plotë

Apel i Unionit të Këshillave studentorë për shoqërinë dhe politikën. Adela na fal, na fal që nuk mundëm të të shpëtonim dot nga kthetrat e këtij realiteti të trishtë. Na fal që britmat e tua të heshtura, ne ishim shumë shurdhë për ti dëgjuar.

Na fal Adela që nuk e krijuam një shoqëri ku ti të jetoje me dinjitet si të gjithë moshatarët e tu. Na fal Adela që koha jote u ndal atëherë kur duhej të vraponte. Është faji ynë, i gjithësecilit prej nesh. Ti ke ikur Adela po ti do të jetosh në ndërgjegjen tonë.

Në ndërgjegjen e atyre që nuk i dëgjojnë këto këmbana që buçasin për ndihmë. Është faji i atyre që luftojnë në beteja bosh, ndërkohë që lufta e vërtetë bëhet në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Ne e humbëm luftën me ty Adela, se të humbëm ty.

Në vend që të ishe duke jetuar ditët e tua më të bukura, ti u ktheve në një mësim për ne Adela. Në një këmbanë alarmi, për ata që kanë veshë. Kjo shoqëri nuk ka vdekur. Ne nuk mund të lejojmë të humbim Adela të tjera në mesin tone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY