Pse në Inagurimin e stadiumit të ri, do të mbahen mend gjatë...

Pse në Inagurimin e stadiumit të ri, do të mbahen mend gjatë thirrjet “Rama Ik”

158
0
Shares

E pamë dhe stadiumin…

Më shumë po më zgjat akoma efekti  i “para inagurimit” sesa ceremonia që u mbajt dje, një ceremoni e sforcuar, fasadë, e prodhuar në kushtet e presionit propagandastik…

U përfol pa masë përreth një muaji, se në stadiumin e ri do të bëhej nami. Kryeministri kishte njoftuar për mbarimin e punimeve dhe madje kishte publikuar dhe pamjet e para nga ambjentet e tij, të cilat i kishte parë vetë nga afër padyshim.

Mësuam axhendën parakohe: Këngëtarë mjaft të mirë do të këndonin, të ftuar special nga bota e sportit  dhe jo vetëm  do të rrezatonin stadiumin e ri me prezencën e tyre dhe mbi të gjitha ideja që Shqipëria do të kishte me një stadium të standartave europiane, i mblodhi mijëra tifozë brenda. Sigurisht kurioziteti ishte i pashmangshëm.

Por e gjitha ishte shumë zhurmë për asgjë! Stadiumi nuk plotësoi pritshmëritë e shumë prej nesh. Duke folur nga ajo që pashë, të paktën në gjykimin tim personal, më mungoi shumëçka nga ceremonia, loja, stadiumi…

Duke qëndruar tek ceremonia, nuk mund të shihje dot shumë ne efektet e errësirës totale. Nuk arrij dot ende të imagjinoj që në stadiumin tonë të ri, do të ndesheshim me errësirë, me performanca që me zor shquanin artistët që këndonin, e për të mos folur më tëj për perfomancat “fade”,  të sfumuara, si të padukshme, pa shumë emocion…

Nuk e kam për artistët më shumë, sesa e kam për ‘zhvlerësimin’ që iu bë duke i lënë si “të zhveshur” mes atij stadium gjigand, ku iu desh te vraponin nga njëri cep tek tjetri, mes errësirës dhe pa iu dhënë rolin dominant që iu takon,  atë të protagonistit mes një skenë ku performanca e tyre të jepte atë që shumë prej nesh e kishin imagjinuar. (Sillni ndërmend ceremonitë në vende të tjera, të UEFA-s apo të finaleve prestigjioze, nuk po synojmë madhështinë e tyre, po këtij stadium për t’i dhënë rëndësinë e duhur i duhej me patjetër një skenë!)

Flori Mumajesi me “Kuq e Zi”, Aurela Gaçe me këngën për atdheun e yllin ndërkombëtar Era Istrefi nuk i pamë të shkëlqenin ashtu si jemi mësuar. Stadiumi dukej sikur i kishte përthithur dhe mezi  po përpiqeshin të mbanin atmosferën ndezur. Madje jam e bindur se nëse nuk do të kishim parë postimet e Besa Kokëdhimës dhe Juliana Pashës në rrjetet sociale, shumë pak do e kuptonin se të dyja këngëtaret e talentuara kënduan himnet respektive të të dyjave shteteve.

Për ironi të fatit, në rrjet menjëherë qarkulluan meme-t , ku evidentohej detaji i errësirës, si kjo e mëposhtmja, shkëputur nga BrryliBrodway:

Stadiumi nuk i përmbushi pritshmërite them unë dhe me te drejtë do të pyesni pse? Mjaftoi një video e cila u bë virale në çdo faqe shqiptare dhe ka arritur deri tek mediat e huaja, ku u panë sesi tifozët u bënë qull pasi punonjësve iu doli nga kontrolli çisterna me ujë para pak fillimit të ndeshjes. A nuk u tha se ishte gati çdogjë për stadiumin e ri?

Artikulli ne median e huaj

Më shumë sesa kaq, gjatë lojës pamë sesi lojtarët pengoheshin dhe madje një prej lojtarëve të Kombëtares, Kejdi Bare u pa të  shtypte me forcë tapetin e shtruar, pasi ishte ngritur pa u kuptuar gjatë minutës së 17 kur po zhvillohej ndeshja.

———-

Shumë zhurmë për asgjë! Pse do i duhej stadiumit tonë një emër krejtësisht pa lidhje me objektin dhe me simbolikën që përfaqëson?

“Air Albania” nuk i shkon për shtat stadiumit, a thua se kanë ndërtuar një stadium në ajër dhe njerëzit ngrenë kokën lart për ta parë. Shumë e kanë kritikuar dhe unë u bashkangjitem padyshim. Shqiptarët kanë nevojë për autenticitet, origjinalitet, emër historik dhe domethënës. Por pas kësaj fshihet diçka më shumë sesa thjesht preferencë emri, gjërave që unë nuk dua të hyj thellë, por që në shkrimet e DRONI.al do të lexoni denoncimet e kahershme të opozitës lidhur me emrin e stadiumit.

E meqë dolëm tek opozita, as në inagurim opozita  nuk mungoi. Revolta e tyre, e sjellë në menyrë të keqe apo të mire sido që e shohin nuk ka shumë rëndësi, por fakti që ia doli të ishte dhe në stadiumin e cilësuar “si armë e fortë për propagandën” e kryeministrit, tregon se opozita ka treguar se di të mbetet mend gjatë në kujtesën e qytetarëve.

Thirrjet  “Rama Ik” që zanafillën e kanë nga protestat, u dëgjuan më shumë se këngëtarët në stadium (ironikisht) sa ky moment nuk u kalua aq lehtë.  Të gjithë folën dhe flasin akoma për këtë çast, videoja është shpërndarë kudo, dikush qesh, dikush e përdor për krenari e dikush tjetër as nuk e merr parasysh fare. Por fakti që kudo, kushdo, kurdo e ka parë, nuk duhet lënë mënjanë.

Dhe këtë herë, m’u duk sikur vëmendjen e rrëmbeu opozita me thirrjet “Rama Ik”. Ndërsa stadiumi, vlerat të cilat ia lavdëruan prej muajsh nuk u panë dhe njerëzit sot nuk kanë shumë gjëra në kujtesën e tyre lidhur me atë (s’)panë në ceremoni.

Pa dashur t’i jap atribute dhe vlera që nuk më takojnë, si qytetare e këtij vendi, më takon të them se stadiumit ia mori hijeshinë opozita, e cila do të mbahet mend gjatë, me një episod që qeverisë iu ngjit si “njollë” që jo çdokush ka për ta harruar lehtë.

Kushdo e bën krenar fakti i një stadiumi që mban ngjyrat e flamurit, i ndertuar në zemër të Tiranës, por serioziteti i munguar me realizimin e tij nuk mund të kalohet pa u cekur.

Madhështinë këtij stadium ia dhanë qindra tifozë, të veshur kuq e zi dhe me krenari them se ishin të vetmit që e kishin marrë seriozisht këtë event, duke dhuruar spektakël me veshjet e tyre, por dhe me banderolat e afishuara herë pas here. Stadiumi, në vetvete pa tifozat e zjarrtë, do të ishte një “ndërtesë e madhe boshe që nuk thotë gjë”.

*Kevi Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY