“Qeveria e PD do të ofrojë zgjidhje”, Basha me skemë për bujqësinë:...

“Qeveria e PD do të ofrojë zgjidhje”, Basha me skemë për bujqësinë: Produktet do përpunohen në impiantet

87
0
Shares

Në takimin me fermerët e Lezhës, kryedemokrati Basha ka ofruar zgjidhje dhe mbështetje, ndryshe nga sa po bën qeveria aktuale, sipas tij.

Teksa i dha mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme, Basha tha se bujqësia duhet të jetë prioritet në buxhetin e shtetit.

Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon. Buxheti i shtetit po të administrohet mirë ka mumdësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh”-u shpreh Basha.

Basha pati një zotim të tijin, duke premtuar se dp të bëhet anullimi i të gjithë aferave korruptive duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve.

Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvensione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar”,-theksoi Basha.

“Do të heqim taksën Rama për karburantin duke e ulur direkt çmimin me 240 lek. 50 milion euro për infrastrukturën bukqësore që prodhimet mos të kalben por të përpunohen në impiante që ndërtohen me këto investim. Duhen specialistë që fermerët të dinë se çfarë të mbjellin. Duke mos subvensionuar prodhimin tonë i kemi hapur dyert importit. Duhet të vendosen rregulla për barazi në treg.  Në kontrast me këtë qeveri, tek unë dhe qeveria ime do të gjeni vizionin dhe programin që ju ka ju dhe bujqësinë në qëndër të vëmendjes”.-shtoi me tej Basha.

Teksa fermerët u ankuan për zhgënjimet për mos mbajtjen e premtimeve nga politikanët, Basha e pati përgjigjen gati, duke premtuar se nuk ka ndërmend të fshihet për të ju ikur përgjegjësive.

Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia”-theksoi Basha.

//KB/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY