“Rama ik”/Basha komenton thirrjet në stadium: Të dëgjojë zërin e shqiptarëve, të...

“Rama ik”/Basha komenton thirrjet në stadium: Të dëgjojë zërin e shqiptarëve, të hapë rrugën

95
0
Shares

Takimi i radhës i kryetarit të opozitës, ishte me fermerët nga Lezha. Lulzim Basha nuk la pa komentuar as thirrjet e djeshme në stadium “Rama ik” te cilat rrëmbyen vemendjen e të gjithëve.

Basha tha se Rama duke të dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe të hapë rrugën.

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium, mesazhi i qartë i shqiptarëve krenarë dhe të vendosur që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Hap rrugën! Nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur”,-u shpreh Basha.

Ne vijim të diskutimeve, Basha u ka shpjeguar me shifra të qarta, fermerëve të Lezhës se ku shkojnë paratë e shtetit që nuk jepen për t’i subvencionuar ata dhe kategoritë e tjera.

Ku shkojnë paratë?! Ju e dini ku shkojnë këto para! 300 milionë euro Milot-Balldren shkojnë këto para. Për 17 km! As në Japoni nuk ndërtohet me këto çmime, ku ndërtohet çdo centimetër kundër tërmeteve. E dini se është një zonë shumë më tektonike sesa rajoni ynë dhe të botës dhe një nga ekonomitë më të shtrenjta të botës, me çmimin më të lartë”,-u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/514487482479962/

vijon..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY