Vlorë, vrasja e trefishtë në lagjen “Çole”, Apeli lë në fuqi vendimin

Vlorë, vrasja e trefishtë në lagjen “Çole”, Apeli lë në fuqi vendimin

124
0
Shares

Në foto, lartë autorët e masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj

dhe poshtë viktimat, Haki Rakipi , Ardi Velaj dhe Albi Limaj

Gjykata e Apelit në Vlorë la ne fuqi dënimet për tre autorët e vrasjes së trefishtë më 7 prill të vitit të shkuar në një lokal në qytetin bregdetar.
Autori kryesor i ngjarjes Aleksandër Llanaj, u dënua me burgim të përjetshëm, por duke qenë se ka përfituar gjykim të shkurtuar, çka përfiton uljen me 1/3-tën e masës së dënimit, ai dënohet përfundimisht me 35 vite burg.
Nga procesi i shkurtuar përfituan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Bertil Alijaj dhe Ani Begaj, të cilët u dënuan me 35 vite burg, por që përfituar të njëjtën ulje të dënimit.
Nga përplasja me armë më 7 prill 2015 në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Çole” në Vlorë, mbetën të vrarë Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Sipas policisë, tre të rinjtë u vranë pas një konflikti të çastit në ambientet e brendshme të një kazinoje.

Për më shumë mund të lexoni edhe  …

DOSJA/ Vlorë, gjykata një burgim të përjetshëm dhe 70 vjet burg për vrasjen e trefishtë në “Çole”
/web/DOSJA_Vlore_gjykata_nje_burgim_te_perjetshem_dhe_70_vjet_burg_per_vrasjen_e_trefishte_ne_Cole_12981_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY