Dokumentet në makinën e Ndojës: Nuk kanë lidhje me ato që...

Dokumentet në makinën e Ndojës: Nuk kanë lidhje me ato që u vodhën në Prokurorinë e Durrësit

115
0
Shares

Dokumentat e gjetura në automjetin e prokurorit të Durrësit, nuk kanë lidhje me ata të vjedhura muaj më parë në Prokurorinë e Durrësit.

Informacionin e kanë konfirmuar burime nga grupi hetimor, i cili që prej datën 1 nëntor heton në lidhje me dosjen e atentatit ndaj prokuririt Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Më herët dhe vetë Ndoj  nga spitali i Durrësit kishte mohuar vërtetësinë e këtij lajmi që qarkulloi me shpejtësi në media, duke u shprehur se nëse kjo do të ishte e vërtetë do ishte arrestuar mënjehërë nga autoritetet.

Të njëjtat burime deklarojnë se akoma janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat akoma nuk kanë mbërritur.

Sipas mediave, dy të plagosurit, Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga Spitali Ranonal i Durrësit, pasi gjendja e tyre është përmirësuar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY