“Urdhër-arresti për Kajmakun”/SHÇBA nis hetimet për disa policë, dyshohet se dekonspiruan operacionin

“Urdhër-arresti për Kajmakun”/SHÇBA nis hetimet për disa policë, dyshohet se dekonspiruan operacionin

94
0
Shares

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka nisur verifikimet për disa efektivë të Policisë, të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas informacioneve, thuhet se janë disa efektivë ata që informuan Kajmakun për urdhër-arrestin që do të ekzekutohej ndaj tij, duke bere që ai të “arratisej” dhe t’i shpetonte arrestimit.

Gjithashtu, mësohet se gjatë 10 ditëve të fundit, Policia ka kryer kontrolle në banesën e Agim Kajmakut dhe familjarëve të tij, për të lokalizuar ish-kryebashkiakun e Vorës.

Avokatët e ish-kryebashkiakut të Vorës janë shprehur se Agim Kajmaku nuk do të dorëzohet, pasi urdhër-arresti ndaj tij është i paligjshëm.

Më 8 nëntor, Agim Kajmaku është shpallur në kërkim për tre vepra penale. Sipas prokurorisë ish-numri 1 i Vorës akuzohet për ” “Shpërdorimi të detyrës”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY