Meta “shuplakë” ndaj propagandës për Alvinin, ja kush e shpëtoi 11-vjeçarin nga...

Meta “shuplakë” ndaj propagandës për Alvinin, ja kush e shpëtoi 11-vjeçarin nga kampi i Al-Hol

140
0
Shares

Po mbahet konferenca ndërkombëtare “Feja si instrument i paqes”, ku të pranishëm janë figura të njohura si presidenti Ilir Meta, Hashim Thaçi apo dhe Gamoz Ruçi.

Vëmendje tërhoqi fjalimi i Presidentit Ilir Meta, i cili foli për rastin e vogëlushin 11-vjeçar shqiptar, Alvin Berisha i cili u shpëtua nga kampet e ISIS në Siri.

Meta tha se opinioni publik u trondit nga ky rast, por ai u shpëtua falë gazetarisë profesioniste brenda dhe jashtë vendit.

Meta theksoi se të tjerë shqiptarë janë ende në këto kampe që presin shpëtimin. Madje ai kërkoi edhe një program rehabilitimi për të gjithë personat që kthehen nga zonat e luftës.

Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh. Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre” tha Meta.

Nga ana tjetër, presidenti  Ilir Meta foli dhe per aleatet e Shqipërisë, ku sipas tij prezenca dhe iniciativat e SHBA-së janë per t’u vlerësuar, por vendit i duhet stabilitet politik.

LIVE – Konferenca Ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA

LIVE – Konferenca Ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 18 novembre 2019

//DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY