“Shpresojmë të mos i ndërrojmë emrin dhe vendit”, Meta tregon arsyet pse...

“Shpresojmë të mos i ndërrojmë emrin dhe vendit”, Meta tregon arsyet pse nuk shkoi në stadium

106
0
Shares

Ilir Meta ka postuart sërish një status pas perfundimit të ndeshjes, teska  ka shpjeguar dhe arsyet e mungesës së tij në inagurimin e stadiumit të ri kombëtar.

Në një postim në facebook në mbyllje të sfidës që përfundoi 2:0 në favor të Francës, Meta thotë se arsyet e mosprezencës së tij lidhen me heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale.

Por, shton Meta, kjo nuk do të thotë se Presidenti nuk do të shkojë në të ardhmen në stadium. Presidenti uron që të mos ketë ndonjë iniciativë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Të dashur tifoza Kuq e Zi!Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada”,-shkruan Meta, cili ishte duke ndjekur ndeshjen me macen e tij Sasha.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY