“Më keq se në Kinë”, Vokshi nxjerr videon: Fëmijët e shkollave në...

“Më keq se në Kinë”, Vokshi nxjerr videon: Fëmijët e shkollave në Tiranë prova për përurimin e stadiumit me kullë

155
0
Shares

Pak me heret ne kemi raportuar lidhur me organizimet e shumta qe jane ndermarre per perurimin e stadiumit “Air Albania Stadium”, duke përfshirë të ftuar speciale, kengetare e deri tek ardhja e Francesko Totit.

Por, nje denoncim nga ish-deputetja Albana Vokshi, tregon se dhe femijet janë detyruar të behen pjese e organizimit. Duke e quajtur me keq se në Kinë, Vokshi shkruan se kjo video, ku femijet braktisin shkollën per te mësuar kërcim për ne stadium, tregon se situata me shkeljen e te drejtave te femijeve është shqetësuese.

Qindra fëmijë nga disa shkolla të Tiranës, Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Edith Durham, Vasil Shanto, Shkolla Baletit nuk bëjnë mësim prej dy muajsh. Ata janë të detyruar të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë.

Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit. Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor.

Fëmijët detyrohen ta bëjnë këtë që prej tetorit, pa i pyetur njeri, nëse është shi apo është diell, nëse është ngrohtë apo është ftohtë.

Është për t’u shqetësuar që mësuesit nuk kanë bërë asnjë ankesë për këtë shfrytëzim qeveritar të fëmijëve, duke lejuar shkeljen e të drejtave të fëmijëve për arsimim.

Këto video e foto të shfrytëzimit të fëmijëve si në spektaklet kineze komuniste është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kwsaj qeverie, që u mbyll gojën mësuesve me një kërcënim për largim nga puna dhe që vendos sistemin e arsimit në shërbimin e propagandës për të mbuluar vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar”,-shkruan Vokshi.

Publiée par Albana Vokshi sur Samedi 16 novembre 2019

Publiée par Albana Vokshi sur Samedi 16 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY