Françesko Toti i ftuari special, zbardhet axhenda e nesërme në “Air Albania...

Françesko Toti i ftuari special, zbardhet axhenda e nesërme në “Air Albania Stadium”, këngëtarët që priten të performojnë

160
0
Shares

Jo vetëm kontrolle të rrepta dhe uniforma blu pa fund… E nesërmja duhet të jetë festë për tifozët kuqezi, të paktën për ata që kanë pasur fatin për të siguruar një nga 21 mijë biletat për përurimin e “Air Albania Stadium” në takimin kundër kampionëve të botës, Francës.

Moderimi i koncertit festiv në vigjilje të ndeshjes do ta udhëheqë Ardit Gjebrea, ndërsa mes këngëtarëve të përzgjedhur do të jetë Florian Mumajese me këngën “Kuqezi”, Aurela Gaçe me të famshmin “Xhamadani” apo edhe Era Istrefi, e cila do të këndojë “Live it up”, këngën zyrtare të Kupës së Botës Rusi 2018.

Ndryshim dhe sa u takon këngëtarëve që do të interpretojnë himnet zyrtare: Juliana Pasha do të këndojë “Himnin e Flamurit”, ndërsa Besa Kokëdhima “Marsejëzën”.

Ndërkohë mes shumë personazheve të njohur të futbollit, është konfirmuar prezenca e legjendës së Romës dhe futbollit italian, Françesko Totit./ bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY