VIDEO/Basha sqaron skemën e subvencioneve: Do implementohet sistemi i Kosovës dhe Maqedonisë

VIDEO/Basha sqaron skemën e subvencioneve: Do implementohet sistemi i Kosovës dhe Maqedonisë

98
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Devolli në takim me fermerët, tha ndër të tjera se kostot e rënduara e kanë bërë bërë punën e fermerit të pavlerë në treg.

“Janë gjashtë apo shtatë sezone që vij këtu pranë jush dhe ndryshimet që shoh, ka ndryshime por nuk janë pozitive. Janë ndryshime negative, janë hapa prapa. Është bujqësia e braktisur, është fermeri i nënshtruar presionit, terrorit të shtetit, janë taksat dhe kostot e papërballueshme të cilat e bëjnë punën tuaj të pavlerë në këtë treg. Në vend që frytet e djersës tuaj të kthehen në mallra cilësore, në prodhime të freskëta, me kosto të përballueshme për qytetarët, në ushqime cilësore për fëmijët tanë dhe të sjellin fitime për punën kaq të lodhshme të fermerit shqiptarë, ato përfundojnë në kanal, pëfundojnë të pashitura. Dhe kjo e gjitha sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është sektori më i braktisur, më i shkelmuar nga kjo qeveri. I braktisur pa mbështetje, pa subvencione, i braktisur sepse taksat e larta dhe çmimet e larta në veçanti të naftës dhe të energjisë e bëjnë të pakonkurrueshëm prodhimin tonë me prodhimin e huaj, pasi vijnë në treg me çmime më të larta, me kosto më të larta”tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se me punën e palodhur të fermerit, kosto e mollës shkon 300 lekë të vjetra, ndërsa në treg nuk shitet dot më shumë se 150 lekë-200 lekë të vjetra. Kjo sipas tij nuk eshte ekonomi, por ekzekutim.

Pse ndodh kjo?! Sepse Devolli dhe Shqipëria janë i vetmi vend në Ballkan ku qeveria nuk e mbështet fermerin me para. Pak kilometra më këtej ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Dy shtete më të rejat se tonat, dhe të dyja financojnë sektorin e bujqësisë secila prej tyre me 100 mln euro ën vit subvencione për fermerin. Për çdo kile prodhim fermeri kosovar merr një sasi të caktuar eurosh me të cilat arrin në mos të zerojë, të ulë në minimum kostot e naftës e plehrave kimikë, të farave, të fidanëve dhe arrin ët dalë në treg me një prodhiim cilësor, me një prodhim me çmim të arsyeshëm i cili shitet në një çmimi të arsyeshëm por edhe arrin të konkurrojë edhe me prodhime të tjera në tregun e eksportit.

E njëjta gjë edhe me prodhimet e Maqedonisë së Veriut, fruta, perime, bulmet, mish dhe sektorë të tjerë peshkimi, blegtoria në Ballkan dhe kudo në Europë janë në qendër të mbështetjes financiare. Këtu vit për vit mbështetja financiare për fermerin ka rënë. Po të shikojmë zërin e buxhetit për vitin e ardhshëm është prapë në nivele minimale, dhe ai është vetëm numri që shkruajnë me dorë aty se të gjithë e dimë se as 1/3 e asaj shume nuk vihet në dispozicion, dhe akoma më pak shpërndahet.

Dhe kujt i shpërndahet?! I shpërndahet një grushti njerëzish. Nga ana tjetër siç e dini fare mirë nga Kapshtica dhe njësoj si nga Kakavija, kamionët ecin me një drejtim, jo nga Shqipëria drejt eksportit por drejt Shqipërisë duke mbytur tregun prodhimet e huaja. E gjitha kjo është rezultat e një qeverie që ka braktisur prej ditës së parë jo vetëm premtimet por edhe për të mbrojtur fermerin shqiptar. Problemi nuk është mungesa e potencialit, të gjithë e dimë se Devolli ka potencial të jashtëzakonshëm që vihet në jetë nga njerëz punëtorë. Devolli është kthyer në shkollë më vete, për nga fushat e kultivimit të kulturave. Këtu mungon një qeveri që dëgjon dhe ju mbështet. Kjo qeveri ka mbyllur sytë dhe veshët dhe flet me propagandë, të gjithë paratë e buxhetit i jep një grushti oligarkësh”,-shpjegoi Basha.

Kreu i PD tha se do implementohet sistemi i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Subvencioni funksionon në këtë mënyrë; nga kosto e prodhimit, qoftë patatja, qoftë qepa, molla, domatet, bostan, mish, bulmet, juve t’ju mbetet vetëm kosto e krahut të punës. Pra, shuma e parave që destinohet për prodhimin që ju sillni në treg nga shteti, shteti iu paguan aq para sa të çojë në zerimin e kësaj kosto. Ky pra është qëllimi i mbështetjes tonë direkte për fermerët. Këtë bën sot Kosova. Kosova ka një listë dhe thotë: nëse dorëzon kaq tonë speca, do të marrësh kaq mijë euro. Nëse dorëzon kaq tonë spinaq apo mollë, do të marrësh kaq mijë euro. Gjithçka është e parashpallur, transparente.
Me planin tonë fermeri duhet të bëjë dy gjëra; E para e punës të certifikohet sasia e prodhimit që ka; dhe e dyta të certifikohet që ka cilësinë minimale pë rtë hyrë në treg.
Me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit nga buxheti ynë që në vitin e parë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. 100 milionë euro vetëm për mbështetje direkte për fermerin. Nuk do të mbështetën prodhime kuturu, por ato që sjellin një vlerë të shtuar. Gjithçka do të bëhet digjitale pa pasur nevojë të shkoni tek zyra, do të eliminohet e gjitha kjo. Avantazhi i digjitalizimit me një kartë, me një cip mund të shmangim hallkat që bëjnë korrupsioni dhe gjithçka të vërtetohet siç është. Dy gjëra: E para, një tabelë e shpallur, transparente vit për vit e subvencionit që do të jetë për prodhim për të gjithë fermerët, pa dysheme, pa tavan. Kjo që po ju them nuk është as ëndërr dhe as që e bëjnë vendet më të pasura, këtë e bën Kosova. Do marrim sistemin e Kosovës, sistemin e Maqedonisë së Veriut. Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjithë fermerët duke shmangur mundësitë për abuzime dhe korrupsion. Problemi është vëmendja, vullneti”, deklaroi Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1169798459881480/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY