FOTO/Shpëtuan paq nga plumbat, theret kurban te vendi i atentatit të prokurorit...

FOTO/Shpëtuan paq nga plumbat, theret kurban te vendi i atentatit të prokurorit Ndoja

158
0
Shares

Disa ditë pas atentatit mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja, një pamje krejtësisht e pazakontë është regjistruar ditën e sotme pikërisht në vendin e ngjarjes kriminale.

Disa persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë bërë kurban një dash, siç shihet edhe në fotot e sjella nga DurrësiLajm.al.

Në besimin mysliman, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe, çka do të lë për të nënkuptuar se ky veprim kurrsesi nuk është i rastësishëm. Mendohet të jenë familjarë të prokurorit të Durrësit ose të Landi Muharremit, të fortit të Sukthit, të cilët i shpëtuan “paq” atentatit të dy javë më parë.

Nga ky atentat, shënjestër të të cilit policia konfirmoi se ishte pikërisht Ndoja, humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Lidhur me këtë ngjarje i arrestuari i vetëm është Redjan Rraja.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY