Meta tregon detajet e akuzes per Ardian Dvoranin

Meta tregon detajet e akuzes per Ardian Dvoranin

78
0
Shares

Presidenti Meta ka dhene detaje te akuzes per kreun e KED qe pritet te depozitohet ne Prokurori te henen.

“Siç jeni bërë me dije, nga debati publik dhe deklaratat publike, është konstatuar se në KED janë kryer disa shkelje të rënda nga Ardian Dvorani, që i kapërcejnë shkeljet ligjore. Veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit, sjellin pasoja të pariparueshme në sistemin e drejtësisë. Presidenti i Republikës pasi ka konstatuara këto veprime, vlerëson se ato përbëjnë shkelje disiplinore.

Kallëzimi me qëllim fillimin e hetimeve ndaj Dvoranit, dhe përvetësimi i titullit dhe detyrës shtetërore, vlerësohet se ai ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz.

Vakanca e dytë e plotë; presidenti i Republikës me dekretin 111.33 vendosi që të shpallë vendin vakant, për shkak të përfundimit të zonjës Altina Xhoxha dhe iu përcoll KED sipas afateve ligjore. Edhe Kuvendi ka përcjell dy vakancat që i takonin atij. KED, i zgjedhur me short ka përmbyllur vlerësimin për 4 vakancat e mësipërme, dy të presidentit dhe dy të Kuvendit. Më pas publikoi listën. Rezultoi se KED renditjen e kandidatëve e ka bërë në mënyrë të njëkohshme, brenda të njëjtës datë (vakancat e Kuvendit dhe të Presidentit). Madje dhe numërtimi i fletës është i alternuar sipas radhës së shpalljes.

KED i cili është organ kolegjial, jo personal, pra askush s’merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit 115, në 15 shtator s’ka marrë asnjë vendim. Kryetari i KED i ka përcjellë vet listat në adresë të presidentit, për plotësimin e vakancave të presidentit dhe Kuvendit. Nuk rezultoi që KED në mënyrë kolegjiale të ketë marrë ndonjë vendim për dërgimin e listave pranë organeve të emërtesës, por është kryer vetëm në mënyrë individuale. Është bërë në mënyrë të qëllimshme nga kryetari i KED. I gjendur përpara kësaj situate, të administrim të dy listave njëherësh, Presidenca iu drejtua KED me një kërkesë, nëse ia kishte përcjellë listën Kuvendit.

Kryetari i KED informoi presidentin se ka përcjell dhe ka dorëzuar pranë Kuvendit listën përfundimtare dhe raportin e arsyetuar dhe renditur prej tyre. Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në vend që të respektojë kronologjinë e Kushtetues, Presidencën ia dërgon më përpara, dhe Kuvendit ia dërgon kur e pyet presidenti. Në datë 14 tetor kryetari i KED ka realizuar procesin e dërgimit të listave në Kuvend”, deklaroi presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY