Tjetër lëvizje nga Arta Vorpsi, ja kërkesa që ka për anëtarët e...

Tjetër lëvizje nga Arta Vorpsi, ja kërkesa që ka për anëtarët e Kushtetueses

114
0
Shares

Arta Vorpsi ka ndërmarrë sot një tjetër hap me qëllim njohjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas burimeve,  kërkesa i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës znj.Vorpsi kërkon prejt tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit.

Për shkak të konfliktit të interesit, mësohet se Marsida Xhaferllari e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta dhe e betuar para tij si anëtare e Kushtetueses, nuk mori pjesë në mbledhje.

Arta Vorpsi ka deklaruar se mandatin e kam marrë me ligj. Ajo ka thene se “ I jam drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese dhe drejtueses se saj dhe po pres fillimin edhe administrativisht të marrëdhënieve të punës.”

Kujtojmë se Vorpsi u betua në notere duke shmangur Presidentin. Pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë pas pak me një qëndrim për rezolutën e miratuar nga Parlamenti.

vijon…

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY