EMRAT/Dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re, PD padit 6 zyrtarë të...

EMRAT/Dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re, PD padit 6 zyrtarë të lartë

125
0
Shares

Partia Demokratike e Shqipërisë ka paditur penalisht 6 funksionarë të lartë pas ngjarjeve të dhunshme në zonën e Astirit.

Ka qene Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata që dorëzuan kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

Të paditur për ‘shpërdorim detyre’ janë ministri i brendshëm Sandër Lleshi, Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimaj Drejtori i policisë Vendore Tiranë, Ermal Kapllanaj kryeinspektor i Policisë Bashkiake Tiranë, Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së si dhe Granit Korbi, inspektor i IKMT.

Në padinë e saj, PD ka kërkuar si masë sigurie për 6 të paditurit, pezullimin e tyre nga detyra. Në një deklaratë për mediat Balliu tha se ky është hapi i parë i PD për banorët e Unazës. Ndërsa hapi i dytë sipas tij dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të jetë në qeveri.

“Është hapi i parë i një premtimi nga PD për banorët e Unazës dhe të gjithë ata që i kanë dhunuar e ushtruar dhunë me gaz lotsjellës, për dhimbjen e atyre fëmijëve që u traumatizuan nga shkopat e gomës e gazi lotsjellës. Për të gjitha këto, do vihen para përgjegjësië. PD do të mbrojë kauzën e drejtë e kushtetuese. Projekti është fiktiv, për gjithçka kanë hequr, duhen dëmshpërblyer. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë në qeveri do të jetë dëmshpërblimi cent për cent i këtyre pronarëve që po u vidhet shtëpia”.

Ndërsa sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata tha se janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re, duke përdorur metoda të dhunshme.

“Janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re. Policia ka përdorur metoda të dhunshme ndaj banorëve”.

LIVE – Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata tek Prokuroria e Tiranës dorezojnë kallzimin penal ndaj policisë të cilet dhunuan banorët e Unazës së Re.

LIVE – Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata tek Prokuroria e Tiranës dorezojnë kallzimin penal ndaj policisë të cilet dhunuan banorët e Unazës së Re.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 15 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY