Partia Demokratike dhe FRPD zhvilluan një takim me kryetaren e Forumit të Gruas në PPE Doris Pack.
Në takim, fokusi u vu tek demokracia në Shqipëri, e cila sipas zyrtares është në rrezik. Vendi ndodhet në krizë institucionale, politike, sociale, ekonomike, kushtetuese, korrupsioni ka arritur nivele rekord. Rinia duhet të qëndrojë dhe të mos largohet, ka ende shpresë për ndërtimin e të ardhmes së tyre në Shqipëri.
“Largimi i të rinjve, kolapsi në sistemin arsimor, social, ekonomik dhe shpresa se me rininë Shqipëria do të ndryshojë kjo situatë e rëndë”,u trajtuan në takimin e organizuar nga Partia Demokratike dhe FRPD, në prani të Kryetares së Forumit të Gruas në PPE Doris Pack.
Në një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë zonja Vokshi tha se vendi ndodhet në krizë institucionale, politike, sociale, ekonomike, kushtetuese.
“Çdo gjë është në një ngërç. Shqipëria është në autokraci. Kemi një person i cili ka në duart e tij të gjitha pushtetet. Ka parlamentin, qeverinë, pushtetin vendor, mediat, shoqërinë civile dhe gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë antikushtetuese kërkon të ngrejë Gjykatën Kushtetuese”
Ish-eurodeputetja Doris Pack duke iu drejtuar të rinjve me nota zhgënjyese ndaj situatës sociale, politike dhe ekonomike vuri në dukje se Shqipëria po ecën hapa pas.
“Mund t’ju them se jam vërtetë e pikëlluar sepse kur kam ardhur këtu në vitet 91, 95, 96, 2004 kam parë ndryshimet por tani ju them me trishtim se po shoh gjendjen më të keqe. Është një situatë ku demokracia është në rrezik. Është një situatë që nuk besoja kurrë se do të ndodhte. Kam parë se çfarë ka ndodhur në Parlament, se çfarë nuk ka ndodhur në sistemin e drejtësisë, në sistemin e arsimit dhe kam parë mijëra ë mijëra të rinj që largohen. Ky vend ofron gjithçka që t’ju mbajë ju këtu. Por ju keni nevojë për një politikë që i shërben njerëzve, të rinjve, të moshuarve, fëmijëve dhe nënave e burrave”
Zonja Pack i bën thirrje të rinjve shqiptarë të mos largohen nga vendi dhe të kenë shpresë pasi Shqipëria ka nevojë për ta.
“Para shtatë viteve ishit në rrugën e duhur ku morët statusin e vendit kandidat sepse vendi e meritonte dhe që nga ajo kohë vendi ka ecur mbrapa. Korrupsioni është në nivelin më të tmerrshëm. Kjo është diçka shumë e keqe. Politikanët duhet të bëjnë atë për të cilën janë votuar e jo t’i shërbejnë parasë për veten e tyre. Por të shërbejnë për shëndetësi, edukim, për të parandaluar kanabisin, për të pasur një sistem drejtësie e cila e meriton emrin drejtësi,sepse pa to ju nuk do të keni investime të huaja, jo për ato investime që vijnë se duhet dhënë bakshish. Qëndroni në vendin tuaj, ka ende shpresë sepse vendi ka nevojë për ju”.
Zonja Vokshi ritheksoi se 80% e të rinjve duan të ikin, të studiojnë jashtë.
“Shumë të rinj ikin. Brenda tre viteve më shumë se 30 mijë të rinj që janë larguar. Ikin më të talentuarit sepse ikin për t’u shkolluar. 30 mijë më të talentuarit kanë marrë dëshmi nga Ministria e Arsimit për t’u shkolluar jashtë.
13:00 “pavarësisht se duket pa shpresë, pavarësisht se Shqipëria duket se është në një ngërç që nuk po e kalojmë, pavarësisht se shoqëria shqiptare është në apati totale, unë them se ka shpresë dhe shpresa është rinia. Kundërshtoni, reagoni, protestoni dhe Shqëipëria do të ndryshojë. Lutja ime për ju është, mos e braktisni Shqipërinë. Së bashku ta ngremë të ardhmen këtu në vendin që ju përket sepse do të bëhet dinjitoze, zonjë e rëndë prej jush”.
Kryetari i degës 5 së Partisë Demokratike Ndriçim Babasi solli në vëmendje se demokracia në Shqipëri është e rrezikuar nga qeverisja e Edi Ramës.
“Ne duhet të mbrojmë demokracinë e këtij vendi. Vendi ynë është në rrezik. Demokracia po rrëzohet. E gjithë rinia e Shqipërisë bashkë do të jemi gjithmonë në mbrojtje të demokracisë. Bashkë me ju do e çojmë Shqipërinë aty ku e meriton”, tha Babasi, në bashkëbisedimin me të rinjtë.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/