“Iu riktheve avazit”, Paloka i përgjigjet Ramës: Nxorre përpara ndërkombëtarët për të...

“Iu riktheve avazit”, Paloka i përgjigjet Ramës: Nxorre përpara ndërkombëtarët për të justifikuar shkeljen e Kushtetutës

107
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit beri akuza të forta ndaj Presidentit, por nuk la prapa as opozitën teksa bente premtime ne emer te drejtësisë.

Rama u shpreh se ishte opozita ajo qe pengonte krijimin e gjykates dhe drejtesise, por ne fakt, sipas asaj që Paloka parashtron, janë plot arsye qe i ngelen mazhorances, pasi opozita nuk ka asgje pervecse fjalës, pas largimit nga Kuvendi.

‘Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara’,-shkruan Paloka.

REAGIMI I PLOTE

Rama ju kthye dhe sot “avazit” te vjeter sipas te cilit gjithe shkeljet ligjore e kushtetuese qe ai ndermerr i ben me marreveshje me nderkombetaret. Nderkohe gjithe ata qe denoncojne e kundershtojne shkeljet e tij , jane kunder BE apo SHBA…!!!

Mos harrojme se kete “taktike” Rama e ndoqi here ne menyre abuzive e here me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur perpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata te disa diplomateve megjithese kanabisi kishte pushtuar cdo pellembe. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…

Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise…

Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.
Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.

Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama ! Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH.
Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?
Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore pervec fjales?!

Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve?Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?  Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY