Rama kërcënon Metën me shkarkim, fshihet pas premtimeve: Do t’i prezantoj shqiptarëve...

Rama kërcënon Metën me shkarkim, fshihet pas premtimeve: Do t’i prezantoj shqiptarëve platformën për luftën ndaj krimit

102
0
Shares

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak dhe thirrjet kercenuese ndaj Presidentit Ilir Meta. Ai i  bëri thirrje Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duhet ta konsiderojë seriozisht këtë çështje.

Gjithë kjo krizë e sajuar artificialisht nga Ilir Meta dhe gjithë frontit kundër Reformës në drejtësi do të marrin drejtimin e duhur dhe përgjigjen e duhur deri në fund nga ne. Duke tundur themelet e cdo pasurie të krimit dhe po ashtu duke tundur themelet nën këmbët e kujtdo që brenda sistemit të drejtësisë është bashkuar me krimin. Sa i përket cështjes për të cilën jemi mbledhur, ajo që di është se asnjë Kushtetutë, në asnjë vend demokratik, nuk mund të parashikojë se një vendi mund t’i bjerë taksirati t’i bjerë një Presidenti si Ilir Meta,-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, duke pranuar se sot beteja nuk është me Metën, por me KÇK, ka njoftuar datën kur do të sjellë në Kuvend platformën për luftën ndaj organizatës më të rrezikshme kriminale dhe ofensivës që nuk do të lejojë gjithë të përfshirët në zullume të gëzojnë pasuritë.

Sipas Ramës, ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i procesit pa kthim që do të duhet e do të nisë një orë e më parë.

Kam qenë këtu kur kam folur për rastin standaloz të Durrësit dhe kur jam zotuar se do ti sjell Kuvendit shumë shpjet një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthyer në platformë lufte ndaj krimit të organizuar dhe KCK, e tani është cështje e disa ditëve dhe në 25 nëntor unë do ti prezantoj publikut shqiptar këtë platformë dhe kjo do të jetë sfida e vërtetë e këtij kuvendi që do të ndaj në këtë sallë ata që janë gati për ta shpallur këtë luftë dhe ata që nuk janë gati e do të ndajë një historie të vjetër ku është përzier i njomi me të thatit dhe krimi i organizuar është bërë nga problem i përbashkët në motiv lufte politike, në aleat politik i atyre që e kanë përdorur vijimësisht produktin e krimit për ta hedhur si mish të ngordhur në oborrin tonë. Kjo është koha ku i gjithë ky proces dhe zinxhir krizash të sajuara artificialisht nga Meta dhe ata që i përkasin fronit të mirënjohur kundër reformës në drejtësi të marrë drejtimin e duhur dhe të marrë përgjigjen e duhur deri në fund nga ne. Është koha kur përgjigja jonë duhet të jetë pa asnjë ekuivok dhe duhet të tundë themelet mbi të cilat sot e gjithë ditën qëndron ngrehina e krimit të organizuar”– tha Rama.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY