EMRAT/Meta thërret në Presidencë për t’u betuar 3 anëtarët e Kushtetueses

EMRAT/Meta thërret në Presidencë për t’u betuar 3 anëtarët e Kushtetueses

103
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot tre anëtarët e dekretuar për në Gjykatën Kushtetuese, per ceremoninë e betimit e cila do të nisë në orën 19:00 në presidencë dhe do të përfundojë pas orës 20:00

Në një njoftim për mediat, presidenca ka ftuar të betohen Elsa Toskën, Marsida Xhaferrllarin dhe Fiona Papagjonin.

Njoftim mbi organizimin e ceremonisë së betimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Nr. 4312/1 Prot.                                                                                                                                                                                              

Tiranë, më 14.11.2019

NJOFTIM 

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARËVE TË RINJ TË GJYKATËS KUSHTETUESE.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY