Denar Biba habitet me betimin e Vorpsit te noterja: Arta që njoh...

Denar Biba habitet me betimin e Vorpsit te noterja: Arta që njoh unë e ka marrëdhënien me emrin e saj të mirë

99
0
Shares

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar së fundmi lidhur me veprimin e Arta Vorpsit e cila kreu betimin si anëtare e Gjykates Kushtetuese tek një notere duke anashkaluar Presidentin e Republikës.

Me nje postim ne rrjetet sociale, Biba habitet me vendimin e Vorpsit teksa e evidentin qarte qe Vorpsi qe ai njeh nuk do ta bente diçka të tillë.

”Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana. Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire”,- shkruan Biba.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY