EMRAT/ Kukës, arrestohet doganieri, lejoi kontrabandistin kosovar

EMRAT/ Kukës, arrestohet doganieri, lejoi kontrabandistin kosovar

70
0
Shares

Një doganier është arrestuar mëngjesin e sotëm në doganën e Morinit në Kukës, ndërsa në pranga është vënë edhe një kosovar. Burim e nga policia thanë se këta dy persona janë ndaluar nënë akuzën e “Kontrabandës nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave”.
Në pranga është vënë Saimir Thaçi, 30 vjeç, banues në Krumë-Has, me detyrë  doganier të kontrollit fizik në doganën e Morinës-Kukës dhe Afrim Sopaj, 33 vjeç, banues në Suharekë- Kosovë.
Arrestimi i shtetasit Sajmir Thaçi u bë pasi, duke qenë në detyrë nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Golf 4”, me targa 04583 FE, me drejtues Afrim Sopaj, i cili  transporton mallra kontrabandë.
Arrestimi i Afrim Sopajt, u bë pasi mbi bazën e  informacioneve të marra në rrugë operative se ky person transportonte mallra kontrabandë  u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte, ju gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë (këpucë), të cilat i ka  kaluar në doganën e Morinës.
Dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë se Kukësit, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave” dhe  “Kontrabanda me mallra të tjera”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY