“Jemi në diktaturë të plotë”, Rakipi paraqitet për gjyqin me Ramën: Kërkon...

“Jemi në diktaturë të plotë”, Rakipi paraqitet për gjyqin me Ramën: Kërkon ti mbyllë gojën njerëzve

85
0
Shares

Gazetari, Ylli Rakipi është paraqitur në gjykatë për gjyqin e tij me kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë për mediat gazetari se ky është një gjyq për agjitacion propagandë.

Rakipi u shpreh se Rama kërkon të dënojë gazetarët dhe njerëz të tjerë publik e të politikës. Rakipi ka ngritur një kundërpadi ndaj kryeministrit Edi Rama për prishje imazhi dhe ofendim të gazetarëve.

“Është një gjyq për agjitacion propagandë. Kryeministri i vendit kërkon të dënojë jo vetëm mua por shumë gazetarët të tjerë, njerëz të tjerë publik të politikës, po përpiqet të penalizojë vendin e vetëm, arsyeja është sepse është njeri i paprekshëm, nuk duhet ti thuash as mendimin që ke për të. Rama kërkon ti mbyllë gojën njerëzve“,-u shpreh Rakipi.

Sa i përket fyerjeve, Rakipi tha: “Po fjala kazan është fyerje për gazetarët? Kadri nuk është fyerje? Ai fyen gazetarët shumë më shumë se sa thonë gazetarët ndaj tij”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY