Meta dekreton Marsida Xhaferllarin ne Kushtetuese

Meta dekreton Marsida Xhaferllarin ne Kushtetuese

85
0
Shares

Presidenti Ilir Meta, miratoi sot, pas kthimit nga Franca emrin tjetër të anëtarit të Kushtetueses që është në kompetencën e tij.

Marsida Xhaferllari eshte dekretuar nga Meta si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Meta e deklaroi emerimin ne konferencen per shtyp qe dha ne mbremje ne Presidence.

NJOFTIMI I PLOTE

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

D E K R E T

“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;

Neni 1

Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11350
Tiranë, më 13.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY