FOTO/32 vite burg, kërkesa e nuses për t’i shpëtuar dënimit: Vini dorën...

FOTO/32 vite burg, kërkesa e nuses për t’i shpëtuar dënimit: Vini dorën në zemër, kam vajzën që rritet vetëm

96
0
Shares

Kërkesa për të qenë pranë vajzës dhe mohimi i akuzës, nuk e shpëtoi Marjana Cmetën nga dënimi me 32 vite burg. Këtë të martë, Gjykata për Krime të Rënda gjeti fajtore të renë, e cila u hetua dhe gjykua për vrasjen e vjehrrës së saj në vitin 2017.

Cmeta mbajti qëndrim mohues gjatë gjithë procesit, ndërsa Prokuroria pretendoi se fajësia e saj ishte provuar, ndër të tjera, dhe nga një video e bërë nga një hoxhë, ku ajo rrëfente krimin.

Sipas avokatëve të të pandehurës, rrëfimi në atë video në vetvete është një indicie për provë, pro jo provë, ai kërkoi nga Gjykata që të merret parasysh se ai rrëfim është kryer në kushtet e hipnozës dhe se kjo e fundit ka efekte dhe tregon një gjendje jo reale.

KERKESA NE GJYQ 

Vendimet ndaj meje më kanë vrarë shumë. Shpirtërisht dhe moralisht ndihem e shkatërruar nga këto vendime. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, ju jeni prindër vetë, unë kam një vajzë të vogël që po rritet pa mua. Ju lutem të vini dorën në zemër e të mos e lini të rritet pa nënën dhe një nënë të jetoj pa vajzën e saj. Unë para vetes dhe Zotit janë e pafajshme”, tha Marjana Cmeta.

Të pranishëm në seancën e djeshme ishin familjarë të shumtë të viktimës, Lirije Lamit, ndër ta edhe ishbashkëshorti i Cmetës.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY