Stuhia që ka përfshirë vendin ka shkaktuar rrëzimin e disa shtyllave të energjisë elektrike dhe ka lënë pa drita zonën e Llogarasë, Dukatit dhe Tragjasit.
OSHEE-ja njoftoi se ka dalë jashtë funksionit fideri R1 i nënstacionit të Radhimës dhe se OSHEE në Vlorë është duke punuar për normalizimin e situatës.
Ndërkohë mbi 20 fshatra në qarqe janë pa energji elektrike.Raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat e thella të Tepelenës dhe Memaliajt, ku ka pasur edhe dëmtime të shtyllave elektrike.
#Llogara
Publiée par OSHEE sur Mardi 12 novembre 2019
Prefekti i Qarkut i bën apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme.
Ndërkohë problematika janë regjisturar edhe në aksin rrugor aksin Librazhd-Elbasan. Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje gurësh në vendin e quajtur Kthesa e Muratit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/