“Vrasja e Eri Zefit’/Dëshmia e shokut që dyshohet se e nxorri në...

“Vrasja e Eri Zefit’/Dëshmia e shokut që dyshohet se e nxorri në pritë: Kanë dashur të më vrasin dhe mua

286
0
Shares

Policia dittën e sotme njoftoi se është vetëdorëzuar autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi në Mirditë, Mikel Avia.

Alia ishte i shpallur në kërkim për ekzekutimin e 34-vjeçarit në Zall Xhuxhë të Mirditës. Zefi u vra me plumb në kokë dhe u nxorr në pritë nga shoku i fëmijërisë Alia.

Por Alia dha një deklaratë shumë ndryshe pas arrestimit të tij: “Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në prite për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”, mësohet të jetë shprehur ai, sipas abcnews.

Familjarët e Alisë u ngujuan në fshatin e tyre në Fan, pas shpalljes në kërkim nga policia. Ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me një ngjarje të tillë, por kanë marrë masat për t’u mbrojtur derisa çështja të zbardhet nga drejtësia.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY