Vrasja e teknikut të kondicionerit, vetëdorezohet në polici një prej vëllezërve Kusi

Vrasja e teknikut të kondicionerit, vetëdorezohet në polici një prej vëllezërve Kusi

102
0
Shares

Eshtë vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj. Burime zyrtare nga policia e Shtetit kanë konfirmuar lajmin.

Griseldo dhe Albano Kusi u shpallën në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mesditën e 22 gushtit, ku i riu Çelaj u qëllua me plumb në kokë, ndërsa punonte në objektin në rikonstruksion në montimin e kondicionerëve.

Ata dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë.

Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga xhaxhain e tyre, Lulzim Kusi, i cili akuzohet për veprën penale të armëbajtjes pa leje.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e këtij të fundit u gjet 1 armë zjarri e dyshuar kallashnikov, 4 krehëra me fishekë, dylbi dhe 17 fishekë.

vijon..

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY