Gjykata jep “arrest me burg” në mungesë për Agim Kajmakun, kontroll dhe...

Gjykata jep “arrest me burg” në mungesë për Agim Kajmakun, kontroll dhe banesës

120
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë Agim Kajmaku, ndaj të cilit një ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin.

Mësohet se Gjykata ka urdhëruar kontrollin e banesës së Kajmakut, i cili është kryer tashmë për të gjetur prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës.Policia ka shkuar në banesën e Kajmakut një ditë më parë për të kryer arrestimin por nuk e ka gjetur.

Kujtojmë se Kajmaku i zgjedhur kryetar i Bashkisë Vorë, u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ka shpallur ne kekrim me mase sigurimi “arrest me burg”, ne lidhje me hetimin qe po zhvillohet ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, te “Shperdorimit te detyres”, “‘Falsifikimi i formulareve” dhe ushtirmi i funksioneve pas dhenies fund te detyres”, parashikuar nga nenet 248, 190 dhe 249 te Kodit Penal. Kjo mase sigurimi ehste derguar per ekzekutim ne polici”,-thuhej ne njoftimin zyrtar nga Prokuroria ditën e djeshme.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY