‘Air Albania’, ironia e ish-ministrit me stadiumin: Plotëson kushtet të quhet Erdogan

‘Air Albania’, ironia e ish-ministrit me stadiumin: Plotëson kushtet të quhet Erdogan

91
0
Shares

Emri i ri i stadiumit kombëtar solli reagime dhe debate të forta, ndërsa PD nepermjet dokumentave denoncoi se kompania në shkelje me tenderin e hapur nga Federata Shqiptare e Futbollit, nuk i plotëson kushtet për të qenë sponsor, e aq më tepër fitues i garës.

Ish-ministri Manjani, ka bërë një koment lidhur me keto zhvillime duke theksuar se stadiumi që dikur quhej ‘Qemal Stafa’ plotëson të gjitha kushtet të quhet Erdogan.

Sipas Manjanit, kjo ndërtesë është një ndërtim i dhunshëm dhe i sajuar, me stil dhe mall turk.

Stadiumi i plotëson të gjitha kushtet që të quhet Erdogan, jo Air Albania! Është ndërtim i dhunshëm; i sajuar; i ndërtuar për qejf të udhëheqësit; me pare pa hesap; me kontrata të dyshimta; me stil e mall turk dhe kundër dëshirës së qytetarisë, pra fiks ERDOGAN.

Do kishte shumë më kuptim emri Erdogan sesa budallëku Air Albania, rast unik ky që stadiumit i vihet emri i një kompanie ajrore!

Do kishte pa dyshim më shumë kuptim emri simbol i dhunës Erdogan sesa emri i qytetarisë Qemal Stafa. Nejse kështu ndodh kur e ke kryeministrin gjys-artist e gjys-sportist. Nuk është tamam për asnjërën…”, shkruan Manjani.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY