Mijëra kuoata të lira, maturantët me mesatare të lartë dhe ekselentë sërish...

Mijëra kuoata të lira, maturantët me mesatare të lartë dhe ekselentë sërish në rrugë

62
0
Shares

Mijëra kuoata janë ende të lira, ndërsa maturantët me mesatare të lartë dhe ekselentë janë lënë sërish në rrugë.
Denoncimin e bënë deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi
“Kaosi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe interesi klientelist vazhdon.
Dje, kur Edi Rama duhej tu kërkonte ndjesë maturantëve, familjarëve të tyre dhe pedagogëve për dështimin e tij në pranimet në universitete, vazhdonte talljen me arrogancën që e karakterizon”, shprehet më tej Boçi, duke e cilësuar dështim reformën në arsim.

Deklarata e plotë e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi


luciano boci, 2 nentorDje ka përfunduar afati i regjistrimeve në universitet. Mijëra kuota janë ende të lira. Askush nuk thotë sot se çfarë do të bëhet me këto kuota.
A do të plotësohen apo do të digjen? Nëse do të plotësohen a duhet një tjetër shtyrje afati?
Kaosi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe interesi klientelist vazhdon.
Dje, kur Edi Rama duhej tu kërkonte ndjesë maturantëve, familjarëve të tyre dhe pedagogëve për dështimin e tij në pranimet në universitete, vazhdonte talljen me arrogancën që e karakterizon.
Foli për mesatare edhe pse dështimi i reformës në arsim u faktua nga mbetja jashtë dyerve të universiteteve të nxënësve të shkëlqyer.
Asnjë nga ata me mesataren nën 6 nuk protestoi, por ishin ata me 9 dhe 10 që ia plasën në fytyrë injorancën dhe paaftësinë e Edi Ramës.
Dështimi i tij sot është i qartë për këdo.
As data 20 tetor, as data 27 tetor dhe as data 1 nëntor, që ishte një tjetër afat për regjistrime, nuk i dhanë  fund kalvarit të stresit të maturantëve.
Sot, degë të dëshiruara e të preferuara si Ekonomik, Inxhinieria Mekanike, Teknologji informacioni, logopedi, Fizioterapi, që deri dje kishin një listë të gjatë pritjeje, janë nën kapacitetin e tyre.
Sot, universitete si ai i Gjirokastrës kanë 5 ose 6 studente të regjistruar në disa degë.
Pse ndodh kjo?!
Sepse sistemi i detyroi që në panik maturantët të zgjedhin degë që nuk i dëshirojnë.
I detyroi  që maturantët me mesatare të lartë të zgjedhin arsimin  privat, jashtë mundësive financiare të familjeve të tyre, sepse nuk do të kishin një mundësi të tjetër.
Kjo ka bërë që në degë shumë të kërkuara e cilësore si Ekonomiku apo të tjerë të pranohen studentë dhe me mesatare te ulët.
Madje te masterat shkencore dhe profesionale këto ditë janë regjistruar studentë edhe me mesatare 5.
Asnjë justifikim nuk e mbulon sot dështimin e Edi Ramës. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY