Zakonisht në dasma, e gjithë vëmendja është tek nusja dhe dhëndri. Megjithatë, çifti i kësaj dasme u zbeh nga prania e një ariu të madh kaf, të cilin e ftuan të ishte pjesë e ditës së tyre speciale.
Denis dhe Neyla, të dy 30 vjeç nga Moska e Rusisë, morën ariun Stefan që të ishte dëshmitar në dasmën e tyre, dhe t’u jepte unazat.
Ariu, 2 metra i gjatë dhe 133 kg, ishte shumë i përfshirë në ceremoni, madje pozoi dhe me dhëndrin e nusen.
Ariu Stefan shërbeu dhe si dëshmitar i premtimit të tyre për dashuri të përjetshme.
“Ne e dinim që Stefan është një ari i sjellshëm, por pavarësisht kësaj ishim pak të frikësuar për shkak të madhësisë së tij dhe faktit që është kafshë e paparashikueshme, por çdo gjë shkoi mirë”, tha Denis.
“Ishte një eksperiencë fantastike me Stefan. Ishte një ndjenjë kaq e veçantë të përqafoje një ari të madh”, tha Neyla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/